Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve. Rikthimi i kësaj feste popullore është mirëpritur nga banorët e qytetit, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit juglindor. Prej vitin 2008 kjo festë është konsoliduar, duke u kthyer në një festival ndërkombëtar me shumë grupe të ftuara.
Prej vitesh grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Me rëndësi është ruajtja e traditës së vjetër të karnavaleve në qytetin e Korçës, duke e transmetuar tek brezat e rinj.
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve ’60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve ’90.