Edhe ditën e sotme ka vijuar greva e shërbimit doganor të palës greke në të gjitha pikat e kalimit kufitar që lidhin vendin tonë me Greqinë. Por kjo nuk është bërë pengesë për kalimin e udhëtarëve pa mjete dhe pa objekte të tjera që kërkojnë kontrollin doganor. Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit përmes pikës së kalimit kufitar Kapshticë nga vendi ynë drejt vendit fqinj kanë kaluar pa bagazhe më shumë se 300 shtetas. Ndërkohë që nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare 600 shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët për shkak të grevës kanë qënë të detyruar të lenë mjetet e tyre dhe bagazhet në anën tjetër të kufirit, për të vijuar udhëtimin drejt vendit tonë me automjete të tjera. Greva e shërbimit doganor grek mbyllet në orën 05:30 minuta të ditës së enjte, datë 4 prill. Policia jonë kufitare nuk e përjashton mundësinë e një fluksi të shtuar lëvizjesh ditën e nesërme në të dy anët e kufirit ndaj dhe për këtë janë marrë të gjitha masat nga ana e shërbimit policor për të përballur numrin në rritje të lëvizjeve.
- Korça
Kapshticë, vijon greva e sindikatës greke/ Merren masat për përballimin e fluksit të lëvizjeve në ditët në vijim
Korça
Më shumë- Korça
Korçë, mbërrin vaksina antigrip/ Kontigjenti i parë prej 11 mijë dozas...
- Korça
10350 aplikime për naftën falas, 80% e fermerëve marrin gjysmën e sasi...
- Korça
Nis viti i ri akademik/ Rreth 500 studentë të regjistruar në Universit...
- Korça