Në pikat e kalimit kufitar paraqitet një situatë mëse normale ndërsa nuk janë krijuar rradhë në pritje për të kaluar kufirin. Në një prej ikave më kryesore të rajonit juglindor të Shqipërisë, në pikët e kalimit kufitar në Kapshticë, gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar mbi 6 mijë shtetas. DrejtoriaVendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bën me dije se ka qenë më i lartë numri i shtetasve q ëkanë udhëtuar drejt shqipërisë përmes kësaj dogane, ku janë regjistruar 3322 shtetas ndërsa drejt shtetit Helen kanë udhëtuar 2619 shtetas shqiptarë e të huaj. Po të njejtat burime bëjnë me dije se një rritje e lehtë e numrit shënohet gjatë të shtunës e së djelës nga qytetarë që udhëtojnë drejt shtetit grek për të kaluar fundjavën.
Ndërsa sa i takon pikës së kalimit kufitar të Goricës, lëvizjet janë më të pakta në numër, pasi kjo pikë doganore frekuentohet zakonisht nga ata qytetarë që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut për punë sezonale si edhe turistë që përdorin Shqipërinë për kalimet tranzit fgjatë udhëtimeve drejt destinacioneve të ndryshme që zjgedhin për të kaluar pushimet verore. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë doganore kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 390 shtetas ndërsa drejt Maqedonisë së Veriut kanë kaluar 388 shtetas shqiptarë e të huaj.