Bashkia e Maliqit prej disa ditësh po punon në zonën e njësisë administive Pojan për mbajtjen nën kontroll të kanaleve kullues në fushat e kësaj zone. Puna po vijon intesivisht duke i bërë pritë rreshjeve të dendura që kanë rënë ditëve të fundit. Kreshnik Azo administratori i njësisë së Pojanit shprehet se aktualisht po punohet në dy zona, në Pendavinj dhe në zonën e Zemblakut.
Ndërhyrjet e shpeshta në fushën e Maliqit sipas edhe kërkesave të banorëve kanë përmirësuar ndjeshëm sitatën e përmbytjeve gjatë rreshjeve dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.