• Korça

Kampionati Kombëtar në volejboll. Takimet e javës së 9-të, Skënderbeu-Vllaznia, fitojnë femrat, meshkujt munden

Skënderbeu në volejboll për femra pas humbjes 3-2 në kryeqytet me Tiranën, për Kampionatin Kombëtar, këtë javë rikthehet tek fitorja pasi ka mundur Vllazninë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” me rezultatin 3-0. Që në setin e parë volejbollistet korçare kanë likujduar shpejt Vllazninë e kanë fituar këtë set me rezultatin 25-16. Seti i dytë dhe i tretë kanë pasur pak histori, e gjithë kjo ka ardhur edhe sepse lojtaret e trajnerit Orlando Koja ia kanë dalë për ta mbyllur shpejt këtë ndeshje. Seti i dytë fitohet nga vajzat korçare 25 -14 e me të njëjtin rezultat edhe seti i tretë. Me këtë fitore Skënderbeu rikthehet tek rezultatet pozitive, por ka humbur vendin e parë pas atij rezultati jo pozitiv një javë me parë me kryeqytetaset. Vend që këtë sezon do të diskutohet mes Partizanit, Skëndërbeut dhe Tiranës. Ndërsa Skënderbeu për meshkuj ka humbur në shtëpi me Vllazninë, në një ndeshje që ka zgjatur më shumë se dy orë, edhe kjo e vlefshme për Kampionatin Kombëtar. Shkodranët kanë fituar setin final 11-15 dhe krejt takimin 2-3, ndeshje kjo që ka nisur mirë për Skënderbeun, ekip që ka fituar dy setet e para me rezultatet 26-24 dhe 25-22. Vllaznia ka shkuar tek fitorja me përmbysje, teksa ka fituar tre sete rradhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *