Të moshuarit në qytetin e Korçës kanë marrë pjesë sot në Kampionatin e Dominosë të zhvilluar për të tretin vit radhazi nga bashkia e Korçës dhe fondacioni Dorcas.
Kampionati i dominosë për të moshuarit është pjesë e një projekti të quajtur “Adopto një të moshuar” që zhvillohet nga fondacioni Dorcas.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të 1 tetorit ditës së të moshuarve, duke iu dhënë mundësinë atyre të kalojnë disa orë nën shoqërinë e njëri tjetrit duke u argëtuar nëpërmjet lojës së dominosë.