• Sport

Kampionati evropian i futbollit studentor/ Vjen fitorja e parë për ekipin e universitetit ‘Fan S. Noli.

Vjen fitorja e parë e ekipit të Universitetit “Fan S. Noli” pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Futbollit Universitar. Ekipi fitoi sot 1-0 me Universitetin Gdansk Technology të Polonisë me gol të Klesti Blacerit në pjesën e dytë.

Pas ndeshjeve të dyta të katër ekipet e Grupit A, ku luan edhe Universiteti “Fan S. Noli”, janë me nga 3 pikë.

Kujtojmë se ndeshjen e parë universiteti ynë e humbi me universitetin Heldenborg të Gjermanisë me rezultatin 1-3.

Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” do të luajë në grupin A ku përfshihen :

  1. “Fan S. Noli” University, Albania
  2. University of Heidelberg, Germany
  3. University of Wageningen, Holand
  4. Gdansk Technology University, Poland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *