• Raportime

Kampionati Europian Universitar/ Universiteti “Fan S. Noli” përfaqësues i Shqipërisë me ekipin e volejbollit

Ekipi i volejbollit të Universitetit Fan Noli i Korçës është zgjedhur si ekipi përfaqësues i Shqipërisë në kampionatin Europian Universitar që po zhvillohet në Bragë të Portugalisë. Vajzat korçare luajnë në grup me ekipin e universitetit të Zagrebit, me ekipin universitetin e sporteve të Këlnit dhe me universitetin e Bordosë. Trajneri i ekipit Julian Shishi njëherësh edhe pedagog në universitetin e Korçës shprehet se kjo është një mundësi shumë e mirë për vajzat për të shkëmbyer eksperienca.

Nga ana tjetër Edona Kalludra pas eksperiencës me ekipin e Skëndërbeut i është bashkuar ekipit të volejbollit të universitetit Fan Noli në këtë aktivitet. Ajo shprehet se është duke e shijuar në maksimum këtë eksperiencë megjithëse niveli është i lartë.

Kampionati europian universitar në Portugali  ka filluar prej datës 16 korrik e pritet të përfundojë në datën 23.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *