• Korça

Kampionati “Ekipet Sportive në Shkolla”. Zhvillohen ndeshjet eleminatore në basketboll

Janë zhvilluar këtë të martë ndeshjet eleminatore në basketboll, në kuadër të Kampionatit të Ekipeve Sportive në Shkolla, një projekt i iniciuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili ka për qëllim masivizimin e sportit në shkolla dhe edukatën sportive në përditshmërinë e të rinjve. Arjan Kostani, një prej trajnerëve të ekipeve sportive, thotë se dëshira e të rinjve për t’u marrë me sport është e madhe.

Sipas Kostanit ky projekt synon të përfshijë edhe disiplina të tjera, me qëllimin final që të krijojë në të ardhmen elitën e sportit në vendin tonë.

Nxënësit pjesmarrës në këtë kampionat na tregojnë për përgatitjet që kanë zhvilluar prej fillimit të këtij viti shkollor dhe përcjellin mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre.

Në qarkun e Korçës janë ngritur 44 ekipe, ku marrin pjesë rreth 800 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Njëkohësisht ndeshjet eleminatore janë duke u zhvilluar në të gjitha bashkitë e qarkut. Ndeshjet finale të kampionatit do të mbahen këtë fundjavë në qytetin e Korçës. Ekipet fituese të këtij kompeticioni, do të përfaqësojnë qarkun e Korçës në Kampionatin Kombëtar që do të zhvillohet së shpejti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *