• Korça

Kampi veror i akademisë së inovacionit. Këtë vit marrin pjesë 100 nxënës nga e gjithë Shqipëria

Është viti i dytë që Bashkia Korçë organizon kampin më të madh të inovacionit në Shqipëri “Korça ICT Academy & Code for Albania”. Një program 3 vjeçar me një kurrikul amerikane ku të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, marrin njohuri në programin Python dhe në mendim kritik. Për kryetarin e bashkisë Korçë Sotiraq Filo, ky projekt është pjesë e një programi më të madh të lançuar 3 vite më parë, që ka për qëllim ta kthejë Korçën në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit.

Ky kamp veror mbështetet nga UNICEF, World Vision dhe donatorë të tjerë të cilët kanë vlerësuar këtë nismë që synon të themelojë në Korçë një qendër rajonale për kampe verore dhe evente teknologjike.

Pjesë e këtij kampi veror dy javor janë bërë 100 nxënës të moshës 15 deri 18 vjeç nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Durrësi, Kruja, Peshkopia, Dibra dhe Korça. Përtej fokusit teknologjik, të rinjtë gjatë ditëve të kampit do të kenë mundësi të ushtrojnë edhe aktivitete të tjera artistike, sportive dhe kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *