• Korça

Kamp veror për fëmijët/ 80 fëmijë pjesë e “Luftëtarëve Ninxha”

Fondacioni Kenedi ka çelur siparin e kampeve verore dhe aktiviteteve për fëmijë e adoleshentë. Luftëtarët Ninxha është programi argëtues për fëmijë të moshave 6-10 vjeç i cili ka nisur një ditë më parë dhe do të vijojë deri më 23 qershor. Pjesëmarrës mund të jenë të gjithë fëmijët e kësaj grupmoshe nga qyteti i Korçës. Deri më tani sipas organizatorëve numri i fëmijëve pjesëmarrrës ka arritur në 80. Ata gjatë këtyre ditëve do të kryejnë një sërë lojërash e aktivitetesh argëtuese e edukative thotë koordinatori Riza Myftarago, ndërsa shpjegon se gjatë gjithë verës do të organizohen edhe të tjera kampe verore dhe aktivitete jo vetëm për fëmijët por edhe për adoleshentët dhe të rinjtë.

Fondacioni Kenedi e ka bërë tashmë traditë organizimin e kampeve dhe aktiviteteve gjatë gjithë verës.

1 koment

  1. Anisa

    Ne cfare ore fillon kampi dhe kur largohen femijet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *