• Korça

Kamp veror në Kishën “Shën Sotiri”/ Fëmijët kryejnë lojëra zbavitëse në ambientet e Kishës

Po organizohet në ambientet e Kishës “Shën Sotiri” kampi veror “Sodit krijimin, njih krijuesin”. Fëmijë të moshave nga 5-11 vjeç nga qyteti i Korçës i janë bashkuar këtij organizimi të kishës e cila ofron argëtim dhe lojëra zbavitëse.

Më një ambient mjaf të bukur dhe hapësira të gjelbra, Kisha është kthyer në vendin e preferuar të fëmijëve në këto ditë të nxehta vere. Këtë të martë ka qënë e ftuar nga kryesia e Kishës kampionia e atletikës Pavlina Evro e cila ka ndarë këshilla për fëmijët e pranishëm duke i orientuar si të rriten të shëndetshëm duke u ushqyer mirë, por edhe duke u marrë me aktivitet fizik.

At Andrea në mikrofonin e RTSH Korçës u shpreh se ky aktivitet i ndihmon fëmijët të kalojnë momente të gëzuara, të dëfrehen dhe njëkohësisht të zhvillojnë aktivitetin e tyre fizik dhe mendor nëpermjet lojërave të ndryshme.

Kampi është i hapur dhe do vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë prindërit që dëshirojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre në këtë organizim për të kaluar momente të bukura dhe argëtuese me moshatarët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *