• Pogradec

Kamioni i aksidentuar shkaktoi trafik kaotik/ Lirohet qarkullimi i mjeteve në Pogradec

Një aksident i ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Piskupat ka bllokuar qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash.

Shkak u bë rrëshkitja e një kampioni, ku drejtuesi i tij ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përfunduar në mes të rrugës, duke e bllokuar totalisht dhe duke shkaktuar një trafik të gjatë.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zhvendosi kamionin duke liruar qarkullimin e automjetece. Drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *