Këtë shtator 50 fëmijët e kopshtit numër 8 në Korçë kanë pritur me atmosferë festive rinovimin e ambienteve të jashtme ku ata argëtohen. Falë kontributit të Jumbos-s këta fëmijë do të kenë mundësinë të argëtohen me të gjithë lodrat e nevojshme dhe me një ambient tërësisht të rikonstruktuar.
Liço thotë se kujdesi për mirëqenien dhe rritjen e fëmijëve është ndër shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale të kompanisë.
Liço shton se këto nuk janë investimet e vetme që janë kryer, dhe se Jumbo, njëjtë si gjithë grupi Balfin, e sheh suksesin komercial të pandarë nga impakti pozitiv në komunitet. Sipas drejtuesve të kopështit nr 8, ky kënd lojërash i kishte munguar kopështit. Fëmijët tashmë mund të shohin lodrat dhe ngjyrat sapo hyjnë në kopësht, ndërsa nëpërmjet tyre do të zhvillojnë një sërë aftësish siç është shëndeti fizik, kreativiteti, por edhe mund të socializohen dhe të bëhen më të pavarur.