• Korça

“Ju flet Tirana, 27 nëntor 1944…”/ Prezantohet libri monografik “Todo Bojdani, dokumente, kujtime, përjetime”

Historia e Todo Bojdanit, partizanit që u mori gjermanëve Radio Korçën në vitin 1943, e në nëntorin e një viti më pas mori në dorëzim Radio Tiranën, sjellë me mjeshtëri nga dy autorët Albert Zholi dhe Sulejman Basha përmes librit të tyre monografik është prezantuar në Korçë përmes një aktiviteti të veçantë.

Djali i Todo Bojdanit tregon se si lindi ideja për të botuar këtë libër monografik.

Përmes historisë së Todo Bojdanit dhe veprimtarisë së tij civile e ushtarake, kjo monografi hedh dritë edhe mbi historinë e vendit tonë në ato vite, me përsonazhe dhe ngjarje reale, që janë pjesë e historisë së LANÇ, Radiondërlidhjes, Radio Tiranës e Radio Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *