Projektit “Laboratori i Demokracisë-Rajoni Korçë”, i cili zbatohet nga Shoqata Gruaja në Zhvillim Korçë, mbështetet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim në kuadër të nismës “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë” bëri bashkë nxnënës e studentë të bashkisë Korçë në një takim informues në Sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Të rinjtë u informuan nga disa anëtarë të këshillit mbi funksionet dhe rolin e Këshillit Bashkiak Korçë dhe rreth procedurave e vendimeve që ndodhin në këtë institucion vendimmarës.
Takimi u karakterizua nga një frymë shumë pozitive bashkëbisedimi midis të rinjve dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak Korçë të pranishëm në takim të cilët ndanë përvojat e tyre të përfshirjes në jetën komunitare dhe u ofruan të rinjve këshilla dhe sugjerime për të bërë ndryshime pozitive në qytetin e tyre.