Në javën e madhe të Pashkës ortodokse ashtu si është bërë traditë prej vitesh organizohet Panairi i Pranverës, ku tregtarë apo edhe prodhues të ndryshëm ekspozojnë qirinj, produkte balti, ikona apo edhe suvenire e sende të ndryshme të cilat janë të kërkuara nga qytetarët gjatë këtyre ditëve. Në sheshin para Katedrales janë vendosur me dhjetra stenda ku ekspozohen mallrat, ndërsa qytetarët kanë nisur tashmë të kërkojnë produktet që do të blejnë gjatë javës së madhe. Besimtarët ortodoksë kanë një kalendar të caktuar të ditëve se kur do të blejnë bojën e vezëve, qirinjtë apo edhe baltën, të cilin e respektojnë me rigorozitet.
Pandi Xega është një prej tregtarëve i cili prej më shumë se 30 vitesh merret me prodhimin e qirinjve. Ai ka dalë në Panairin e Pranverës duke ekspozuar qirinj, të cilat thotë se këtë vit janë të një lloji të veçantë, pasi ka vendosur të prodhojë disa skulptura mjaft interesante.
Panairi i Pranverës do të qëndrojë i hapur deri ditën e dielë.