• Korça

“Jam strugan”/ Imri Demisai promovon librin e tij me poezi në Korçë

Autori Imri Demisai ka promovuar librin e tij me poezi “Jam strugan” në qytetin e Korçës. Ai ka lindur në Zagraçan të Strugës, ku kreu shkollimin parauniversitar. Pas përfundimit të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializimin në fushën e psikiatrisë dhe të mjekësisë familjare në Suedi, ai ka ushtruar profesionin si mjek për psikiatri dhe psikoterapi në Suedi.

Por poezia është pasioni i tij i hershëm. Vëllimin e parë poetik “Nervi i jetës” e ka botuar në vitin 1999, dhe pas një shkëputjeje të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale ka nxjerë në botim librin “Jam strugan”, i cili përmban 55 poezi të zgjedhura të shkruara kryesisht gjatë pesë viteve të fundit. Vetë autori na tregon pse zgjodhi Korçën për të bërë promovimin e këtij libri.

Aktiviteti i promovimit të këtij libri u bë në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit, ku merrnin pjesë miq të autorit dhe pjestarë të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re” në Korçë të cilët kanë bashkëbiseduar me autorin dhe kanë interpretuar disa prej poezive të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *