11 të rinj nga Qyteti Ëismar i Republikës Federale të Gjermanisë, anëtarë të Klubit të Jahteve Wismar, kanë mbërritur në Pogradec ku po zhvillojnë një vizitë një javore, me qëllim shkëmbimin kulturor me të rinjtë e qytetit tonë. Kjo vizitë ka në fokus promovimin e sportit ujor të varkave me vela “Optimus”, njohur ndërkombëtarisht në kompeticione të ndryshme. Kjo është një formë e re e sporteve në liqen pa e ndotur atë. Të rinjtë nga Gjermania gjithashtu po njihen me qytetin, kulturën, traditat dhe do të bëhen pjesë e të gjitha aktiviteteve të programuara për t’u zhvilluar.
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Z. Ilir Xhakolli, u takua me grupin e të rinjve dhe trajnerët e tyre znj. Ilca Heinrich, znj. Grit Bauemeister dhe z. Domenic Bartz. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunime të tjera.Në shenjë falenderimi për mikpritjen bashkisë Pogradec iu dhurua edhe flamuri i Jaht Klub Wismar.