• Pogradec

Investimi në Tushemisht e Drilon/ Rama: Transformimi do të sjellë edhe më shumë vizitorë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec. Ky transformim, u shpreh Rama, do e kthejë portën hyrëse të qarkut Korçë në një destinancion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj. Ndërkohë ai i ka kërkuar bashkisë së Pogradecit që të bëjë punën e vet duke e zgjeruar edhe më tej këtë investim.

Me këtë investim Shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit në Pogradec, shumëfishohen në 150 hektarë, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, brenda një zone të aksesueshme që shkon deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer Pogradecin, në një destinacion turistik edhe më të preferuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *