• Pustec

Investimet në Pustec për 2024/ Arsimi, kanalizimet dhe infrastruktura në prioritetet e këtij viti

Bashkia e Pustecit ka parashikuar ka parashikuar një sërë investimesh që pritet të kryhen gjatë këtij viti me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve. Punimet do të konsistojnë në mirëmbajtjen e institucioneve arsimore e shëndetësore, në pastrimin e kanaleve kullues e vaditës si dhe rehabilitimin e banesave të familjeve në nevojë.

Buxheti i miratuar për këtë vit nga bashkia Pustec është rreth 51 mln lekë. Kolefski shton se ndërkohë do të shihet edhe mundësi për të aplikuar për të fituar projekt për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, që le për të dëshiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *