• Pogradec

Investime në zonat rurale/ Bashkia Pogradec ndërhyn në infrastrukturën rrugore të disa fshatrave

Pas shumë viteve mungesë infrastrukture fshatrat e Buçimasit por shohin dorën e investimeve. Bashkia Pogradec ka nisur ndërhyrjen për asfaltimin e rrugëve të Vërdovës, Rrëmenjit dhe Gështenjasit si dhe disa rrugë të brendshme në fshatin Starovë. Pas asfaltimit të Çerravës dhe Baçallëkut, tashmë bashkë me këto investime, krijohen kushte më të mira jetese për banorët e këtyre fshatrave.

Pak kohë më parë në këto fshatra është ndërhyrë edhe në sistemin e kanalizimeve për ujërat e zeza si dhe tek ndriçimi rrugor. Paralelisht në infrastrukturë kjo bashki po investon edhe në Mokrën e Poshtme në aksin Proptisht-Bishnicë, duke treguar se tashmë vëmendja është kthyer tërësisht në zonat rurale të Pogradecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *