• Pogradec

Investime në Vërdovë të Pogradecit/ Infrastruktura rrugore dhe varrezat publike në fokus të punës së bashkisë

Bashkia Pogradec ka përfunduar një tjetër investim në infrastrukturë këtë herë në një lagje të Vërdovës. E populluar pas viteve 90, kjo zonë asnjlherë nuk ka pasur infrastrukturë rrugore. Pas kërkesave të shumta të banorëve është arritur që të investohet në tre rrugë të saj duke mundësuar një lëvizje normale për banorët, fëmijët dhe mjetet. Krahas shtrimit me pllaka betoni është bërë i mundur edhe ndriçimi rrugor si edhe sistemimi i ujrave të shiut.

Pjesë e këtoj projekti ishin edhe rrugët kryesore dhe rrugicat e varrezave publike, puna edhe në këtë pjesë të fshatit ka përfunduar dhe është mundësuar shtrimi i sipërfaqes kryesore të varrezës, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të qarkullojnë më lehtë. Të dyja zonat kanë një sipërfaqe të shtrurar me pllaka betoni më shumë se 4 mijë metër katrorë. Këto investime i vijnë në ndihmë qytetarëve pasi janë lehtësisht të prekshme nga ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *