Ushqyesi i rezervuarit të Podgories ka si burim përrenjtë malorë të Vërçunit dhe zonës së Kakaçit. Ai gjarpëron përmes maleve në 11 km gjatësi duke mbushur rezervuarin e Podgories i cili është baseni më i madh ujor që përdoret për vaditjen e tokave bujqësore në fushën e Maliqit. Amortizimi ndër vite ka bërë që ky ushqyes të humbasë funksionin e tij duke u kthyer edhe në rrezik për banorët e zonës gjatë dimrit pasi shkaktonte përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa në verë për shkak të humbjeve të ujit nuk arrinte të kryente funksionin e tij për vaditje.
Janë rreth 2000 Ha tokë bujqësore të cilat do të kenë më shumë ujë për vaditje gjatë sezonit të verës.
Ky investim prej 42 milionë lekësh pa tvsh i Agjencisë së Mbrojtjes Civile do të japë një efekt të menjëhershëm në verën e ardhshme.