Bashkia e Maliqit po punon për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të përdorura në fshatin Vloçisht. Ndërhyrja që po kryhet në lagjen e re do të ndikojë drejpërdrejt në kushtet e jetesës për banorët e këtij fshati, të cilët shprehen të kënaqur për këtë investim, pasi sipas tyre prej vitesh kjo situatë ka sjellë problematika të shumta.
Projekti për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të përdorura është një bashkëfinancim i Bashkisë Maliq dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.