Interesi për aplikimin e vaksinës kundër human papilloma virus në Korçë ka qenë i lartë. Duke kryer këtë vaksinë, vajzat nuk mund të infektohen me ato viruse që janë shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës. Mjekja epidemiologe Merita Kroi thotë se aplikimi kryhet falas në qendrat shëndetësore.
Qendrat shëndetësore krahas vaksinës janë pajisur dhe me broshura informuese mbi efektet e saj. Aplikimi i kësaj vaksine shihet pozitivisht nga femrat.
Efektiviteti i kësaj vaksine është i lartë. Qoftë edhe me vetëm një dozë të saj reduktohet deri në masën 89% rrezikshmëria ndaj kancerit të qafës së mitrës.