• Korça

Inspektori i Lartë i Drejtësisë/ Forum në Korçë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve vendorë

Përmirësimi i performancës së Inspektorit të lartë të Drejtësisë si një institucion kyç për një gjyqësor profesional në Shqipëri ka qenë tema e forumit të organizuar në Korçë nga fondacioni Qendra Europiane mbështetur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe financuar me fonde të qeverisë suedeze. Pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues nga institucionet vendore në Korçë të cilët janë informuar mbi rolin e inspektorit të lartë të drejtësisë, një rol kushtetues në qeverisjen e sistemit gjyqësor në vend. Klara Kodra nga Qendra Europiane tregon se gjatë forumit është shpjeguar se çfarë është inspektori i lartë i drejtësisë, për çfarë mund ti drejtohemi këtij institucioni, si vihet në lëvizje ai dhe cila është procedura për shqyrtimin e kërkesave.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ruan konfidencialitetin e çdo informacioni të paraqitur në ankesë dhe e përdor atë vetëm për qëllime të shqyrtimit të ankesës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *