Klubi Rotarian Inner Wheel Korça ka festuar 10 vjetorin e krijimit të tij. Përmes një ceremonie zyrtare, ku kanë qënë të ftuar edhe anëtarë të klubeve të tjera rotariane të Korçës, nga Ineer Wheel Tirana, si dhe anëtare të bordit drejtues të kësaj organizate ndërkombëtare, janë nderuar me certifika mirënjohjeje për kontributin e çmuar në drejtimin e këtij klubi presidentet në vite. Po ashtu një certifikatë mirënjohje ka shkuar për Gjegji Çiçoin, i cili inicioi dhe frymëzoi krijimin e klubit, si dhe për disa prej anëtareve të kësaj organizate për përkushtimin në forcimin e miqësisë, dashurisë dhe respektin në këtë klub.
Për presidenten e klubit, Marjana Papakozma, ka qënë nder dhe përgjegjësi drejtimi i këtij klubi, i cili përmes aktiviteteve dhe veprimtarive të shumta ka përmbushur misionin për të cilin është krijuar, duke u ardhur në ndihmë shtresave më në nevojë.
Inner Wheel është një organizatë ndërkombëtare, e cila u themelua për të bashkuar gratë e Rotarianëve. Klubi Inner Wheel Korça u themelua më 10 janar 2013 nga 19 anëtare, sot numëron 47 anëtare.