• Korça

Inisiativa “Korça, Bashki Mike e Fëmijëve”. Forumi konsultativ i fëmijëve dhe adoleshentëve prezanton disa nga prioritetet e tyre

Është organizuar këtë të enjte takimi i radhës i Komitetit Drejtues të iniciativës “Korça, Bashki Mike e Fëmijëve”, me përfaqësues të sektorëve dhe institucioneve vendore si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Në këtë takim, fëmijët dhe adoleshentët, si pjesë e iniciativës, nëpërmjet forumit konsultativ të ngritur pranë Këshillit Bashkiak kanë prezantuar disa nga prioritetet e tyre. Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli ka bërë një pasqyrë të rrugëtimit të deritanishëm dhe zbatimin e planit të veprimit të kësaj inisiative.

I pranishëm në këtë takim ka qënë kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo si dhe përfaqësuesi i zyrës së UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi. Kryebashkiaku Filo, u ndal tek disa nga programet dhe projektet e zbatuara gjatë viteve të fundit nga institucioni që ai drejton të cilat kanë patur në fokus përmirësimin e jetës së fëmijëve. Ai theksoi se kjo inisiativë e cila ka gjetur mbështetjen e UNICEF, është kalimi në një etapë të re.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i zyrës së UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi ka shprehur angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit me bashkinë e Korçës. Gjatë këtij takimi është prezantuar gjithashtu dhe kalendari i aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtij viti nga Komiteti Drejtues në kuadër të inisiativës “Korça, Bashki Mike e Fëmijëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *