Me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet Drejtoria Rajonale e Ujitje Kullimit Korçë, ka marrë të gjitha masat për pastrimin e kanaleve kryesor ujitës dhe kullues, për të mundësuar një infrastrukturë të kullimit optimale para fillimit të sezonit me rreshje. Këto ndërhyrje sipas drejtorit të kësaj drejtorie Gentian Aliçkolli, kanë nisur që në muajin mars për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe sigurimin e një sezoni të mbarë prodhimi për fermerët edhe gjatë muajve në vijim. Aktualisht ka përfunduar puna për pastrimin e lumit Dunavec dhe kanalit të ujërave të larta në Sovjan.
Momentalisht sipas Aliçkollit po punohet në zonën e Orman-Pojanit në lumin Devoll dhe së shpejti do të nisë puna për pastrimin e kolektorit Tërovë-Zëmblak.
Të gjitha këto ndërhyrje të kryera prej vitesh, për pastrimin e kanaleve kryesor ujitës dhe kullues, por edhe investimeve të shumta të bëra në ndërtimin e argjinaturave për mbrojtjen e tokave nga gërryerjet e lumenjve, kanë bërë të mundur eleminimin e rrezikut të përmbytjeve në tokat e fushës së Korçës dhe asaj të Maliqit.