• Korça

Indeksimi i pensioneve në tetor, pensionistët do të marrin 8.6% më tepër të pensionit

Nga 1 tetori, pensionistët përfitojnë një rritje të pensioneve me 8.6%. Bëhet fjalë për indeksimin e përgjithshëm të parashikuar në buxhet dhe që zbatohet në masë sa norma e inflacionit mesatar vjetor. Në Qarkun Korçë janë 50 mijë pensionistë të cilët do përfitojnë e që e shohin pozitivisht këtë vendim.

Kjo rritje do të përfshijë të gjitha kategoritë e pensionistëve ndërsa detajet e këtij vendimi janë shpjeguar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i PS Erion Braçe. Kjo rritje do të sjellë për 3 muaj në vijim në buxhetet e pensionistëve 3.2 miliardë plus. Ndërkohë që nga dhjetori i vitit që shkoi deri më 1 tetor janë 11.7 miliardë lekë që janë transferuar në buxhetet e pensionistëve. Kësaj shume do t’i shtohet edhe bonusi i pensioneve që është për t’u paguar në dhjetor. Bazë për një pension më të lartë janë vitet e punës, të cilat duhet të jenë 38 për të përfituar pension të plotë, si dhe paga e personit e cila sa më e lartë të jetë aq më i lartë do të dalë edhe pensioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *