Kur jemi vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore, një incident ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Maliqit. Gjatë një takimi elektoral që po kryente Gëzim Topçiu, kryebashkiaku aktual, në zonëm e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD Edmond Spaho i cili ka filmuar takimin e tyre dhe ka tentuar të ironizojë dhe akuzojë Topçiun.
Në kundërpërgjigje të veprimit të Spahos, Topçiu iu kthye: “Kështu i merrni votat ju”. Nga ana tjetër, njerëzit që ishin të pranishëm këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit për ta larguar nga takimi. Nuk ka patur përplasje fizike ndërmjet palëve.
Lini një Përgjigje