• Korça

Inaugurohet Qendra e Kulturës dhe Inovacionit/ Një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës, e para në Shqipëri

Është inauguruar në Korçë Qendra e re e Kulturës dhe Inovacionit, një projekt transformues për qytetin juglindor. Një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit me ambjente multifunksionale të cilat do të shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh. Kjo godinë do të shërbejë edhe si një qendër trajnimi e pune për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë së informacionit.

Një pjesë e rëndësishme e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit do të jetë edhe Galeria e Artit “Guri Madhi”.

Kjo qendër është e para në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin dhe po ashtu është një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *