• Korça

Inagurohet ndriçimi publik në Korçë. Rreth 1000 ndriçues led u vendosën në qytet dhe fshatra

Disa rrugë të qytetit të Korçës por edhe shumë fshatra të kësaj bashkie janë pajisur me ndriçim led, falë një projekti të mbështetur nga qeveria zviceriane. Përfundimi i këtij projekti është inaguruar nga përfaqësues të bashkisë së Korçës dhe ambasadës së Zvicrës. Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se falë këtij projekti shumë rrugë të bashkisë kanë tashmë një ndriçim led me cilësi më të mirë por edhe me kursim të energjisë.

Për zv/ambasadorin e Zvicrës menaxhimi më i mirë i energjisë në nivel bashkie nëpërmjet këtij projekti do të sjellë edhe kursimin e saj si dhe do të përmirësojë jetën e banorëve.

Ky projekt për ndriçimin publik është vetëm një pjesë e dukshme e transformimit të thellë drejt energjisë eficiente për të cilën Zvicra është krenare që e mbështet. Shpresoj që përdorimi i këtij ndriçimi me cilësi shumë të mirë do të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit për qytetarët dhe do të rrisë cilësinë e jetës këtu.

Bashkia e Korçës ka ngritur edhe një njësi të eficiencës së energjisë, ndërsa është duke përfunduar edhe plani i veprimit për eficiencën e energjisë i cili mendohet se do i çelë rrugën shumë projekteve të tjera në këtë sektor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *