Nga viti i ardhshëm pritet të ashpërsohet ligji për ndotjen e mjedisit dhe hapësirave publike, dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se masat ndaj kundërvajtësve do të jenë drastike.
Me një postim në Facebook, kreu i qeverisë foli me përbuzje për personat të cilët po i dëmtojnë “imazhin Shqipërisë së rilindur turistike”.
Për ta ilustruar revoltën e tij, ai shpërndau fotografi që tregojnë objekte, qese, letra, kuti dhe ndotje plastike të hedhura në rrugët e vendit, ndërsa shërbimet e autoriteteve lokale punojnë për t’i pastruar ato.
Në metodologjine e saj për menaxhimin e mbetjeve, qeveria Shqiptare ka vendosur tregues performance për bashkitë në funksion të rritjes së cilësisë së menaxhimit të mbetjeve.
“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash.
Në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM,” shkroi kryeministri Rama ne profiling e tij zyrtar ne Facebook.