• Korça

“Iljaz Bej Mirahori dhe Koçi Bej”/ Simpozium shkencor për dy personalitete të shquara shqiptare në perandorinë Osmane

“Dy personalitete të shquara shqiptare në perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahori dhe Koçi Bej” ka qënë tema e një simpozium shkencor organizur nga Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Universitetin e Stambollit, Universitetin “Fan Noli” dhe Shoqatën e Vakëfeve, Korçë. Studiuesi Petrit Zeneli, autor i disa librave për zonën e Vakëfeve, u shpreh se një simpozium i tillë kushtuar këtyre dy figurave të njohura është një ngjarje e madhe për Korçën.

Petrit Zeneli u shpreh më tej se zona e Vakëfeve është unikale jo vetëm për juglindjen e vendit por për gjithë rajonin.

Në këtë simpozium kanë qënë të pranishëm shumë personalitete si studiues, akademikë, përfaqësues të pushtetit si dhe banorë të zonës së Vakëfeve. Në këtë simpozium kanë referuar personalitete të njohura të botës akademike të universitetit të Korçës, Universitetit të Stambollit si dhe Akademise së Shkencave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *