• Pogradec

Ilir Xhakolli vazhdon fushatën: Sistemojmë kanalet e ujërave të zeza në Udënisht

Takimet elektorale të kandidatit të PS për Bashkinë e Pogradecit, Ilir Xhakollit kanë vijuar në fshatin Udënisht të Pogradecit. Në fjalën e tij Xhakolli tha se është zgjidhur tashmë një nga kërkesat e banorëve siç është uji i pijshëm ndërsa tashmë projekti i radhës do të jenë kanalizimet e ujrave të zeza.

“Kemi mbajtur një nga premtimet më të rëndësishme në këtë Njësi Adminsitrative siç është shtrimi i rrjetit të ri për furnizimin me ujë 24 orë në të gjithë fshatrat. Kemi përfunduar ndriçimin e ri rrugor Led. Ndërkohë që në vazhdim kemi zbatimin e projektit për ujrat e përdorura nga Lini deri në Mëmlisht dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme. Fokusi kryesor i yni jovetëm përmirësimi i infrastrukturës por dhe zhvillimi i turizmit familjar në të gjithë këtë njësi me potencial të madh turistik.”, tha Xhakolli.

Në Udënisht, krahas ujësjellsit është ndërhyrë edhe në sistemin e ndriçimit rrugor si edhe në pastrimin e tij i cili ndryshe nga më parë bëhet i përditshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *