• Korça

Ikona “Shën Maria me Krishtin”/ Restaurohet ikona e shek XVIII, vepër e ateliesë së Tërpo Zografit

Ikona  “Shën Maria me Krishtin” një vepër e ateliesë së Tërpo Zografit tashmë është restauruar në laboratorin e restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Ndërhyrjet restauruese u kryen në shtresën e gruntit dhe pikturës ndërsa u bënë dhe disa ritokime estetike në pjesët ku piktura ishte dëmtuar.

Tashmë kjo ikonë ka shkëlqimin e i dikurshëm dhe së shpjeti do të ekspozohet për publikun e gjerë.

Ky Muze organizon herë pas here ekspozita me qëllim nxjerrjen në pah të vlerave që mbart, pasi ka një fond të pasur prej gati 8 mijë objektesh të  ndryshme, ku 6500 janë ikona, koleksion ky më i madhi në numër e më interesanti në vlera historike, fetare dhe artistike në Shqipëri e më gjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *