• Raportime

I nxehti përvëlues/ Këshilla nga ISHP: Shmangni daljen në diell, evitoni pijet shumë të ftohta

Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me një njoftim, ku jep këshilla sesi duhet të kujdesemi për veten gjatë këtyre ditëve ku temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë Celsius.

Këshillat:

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ora ‪11:00 deri në ‪17:00).

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët  dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *