Meteorologët grekë ngrenë alarmin se në verë Athina do të përfshihet nga një nxehtësi deri në 50 gradë Celcius gjatë kësaj vere. Profesori i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas tha se temperatura të tilla janë të e rrezikshme për njerëzit.
“Kjo është një temperaturë krejtësisht ekstreme që tejkalon çdo skenar, pasi në Athinë vlera maksimale që kemi regjistruar është 44.8°C. Një temperaturë prej 48°C është padyshim e rrezikshme për jetën e njeriut, veçanërisht nëse zgjat shumë. Këto temperatura janë një kërcënim për jetën e njerëzve”, thotë Lekkas.
Siç shkruan “Ta Nea”, rritja e mërkurit, periudhat e zgjatura të thatësirës dhe përmbytjeve për shkak të reshjeve të shpeshta përbëjnë kushtet ekstreme të së ardhmes. Organizata Botërore Meteorologjike ka dhënë prej kohësh alarmin se nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë, e ardhmja e Greqisë do t’i ngjajë Afrikës.
Lini një Përgjigje