• Lajme kombëtare

Hyn në fuqi vendimi, nga 20 prilli shqiptarët do të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga data 20 prill, shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pa viza. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Marrëveshja u nënshkrua në muajin shkurt mes dy vendeve, ndërsa tashmë vendimi ka hyrë në fuqi duke shtuar në listë një tjetër vend më shumë, ku shqiptarët kanë të drejtë të udhëtojnë pa qenë nevoja për një vizë.

Ndërkohë që kujtojmë se po ashtu është nënshkruar edhe marrëveshje edhe me Kinën për udhëtimin drejt Pekinit pa viza, vendim që pritet të hyjë në fuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *