Specialisti i sigurimeve shoqërore Riza Ashimi i ftuar në emisionin Thuaj Mirëmëngjes ka bërë të njohur historikun e sigurimeve shoqërore në botë dhe në vendin tonë. Ligji i sigurimeve shoqërore i vitit 1993 është ndryshuar herë pas here duke u përshtatur edhe me zhvillimet dhe kushtet ekonomike të vendit tonë. Ndryshimi i fundit është kryer në janar të 2015 tha Ashimi duke hequr pensionin maksimal dhe duke iu dhënë mundësi kontribuesve që të marrin pensionin sipas kontributeve të tyre.
Çdo qytetar ka tashmë mundësinë për të përfituar një pension më të lartë nëse sigurohet edhe në shtet edhe në privat.