Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime. Në këtë ligj janë të ndara qartë kategoritë që përfitojnë duke përfshirë marrëdhëniet brenda një familje, si prindi me fëmijën apo edhe fëmijët me njëri tjetrin. Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë.
Pra ky ligj për tatimin mbi të ardhurat i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm përjashton nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.
Një tjetër pikë e ligjit është edhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme. Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %. Nga ana tjetër ky ligj ka vendosur edhe disa pragje të vlerave për qëllime të mosabuzimit. Gjatë vitit 2022 janë paguar gati tre herë më shumë tatime në vlerë nga trashëgimitë dhe dhurimet.
Ky ligj, duhej të përfshinte të gjithë trashgimtarët që kanë të njëjtën pronë,që të dhurojnë njëri- tjetrit për arsye se ka prona që kur pjestohet mbi numrin e trashëgimtarve del aq e vogëk sa nuk mundë të ndërtojnë, investojnë apo edhe nuk mundë ta ndajnë.
Kjo është e domosdoshme edhe për arsye sepse shumë trashgimtar kanë aplikuar shumë vite më parë dhe nuk janë pajis me çertefikata pronësie e si pasojë nuk kanë arritë të kryejnë asnjë veprim, apo ka njerëz që janë jashtë vendit që nuk kanë kohë të merren me dokumentacion , apo duan të dhurojnë diçka nga pront e tyre për të ndihmuar të afërmit.