• Maliq

Hidrovori në Vreshtas/ Bëhen provat e pompave para vënies së tij në funksion

Ndërtimi i hidrovorit në fshatin Vreshtas tashmë ka përfunduar dhe sot është kryer prova e parë e pompave. Ky hidrovor lidhet përmes një kanali prej 4.5 km me rezervuarin e Podgories ku do të çohet uji i grumbulluar nga tokat, në mënyrë që të bëhet kullimi i tyre e më pas kjo sasi uji, do të përdoret për vaditjen e tokave bujqësore në verë.

Projekti për ndërtimin e tij është financuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me një vlerë investimi prej rreth 480 mln lekë. Ky hidrovor ka 3 pompa, 2 prej të cilave do të jenë në funksion ndërsa 1 rezervë në rast se do të nevojitet. Pasi të ketë përfunduar dhe ndërtimi i disa veprave të artit përgjatë kanaleve lidhëse me rezervuarin, ky hidrovor do të vihet në funksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *