• Pogradec

Hapësira e plazhit në Pogradec / 60 subjekte do të ushtrojnë aktivitetin në vijën bregliqenore

60 subjekte do të ushtrojnë aktivitetin gjatë këtij sezoni veror në qytetin e Pogradecit. Numri i tyre ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë ndërsa tashmë janë përcaktuar edhe stacionet e plazhit në hapësirat publike dhe private.

Karafili bën me dije se këtë vit, do të ketë më tepër hapësira publike ndërsa do të ofrohen sërish çadra falas.

Edhe personat më aftësi të kufizuara do të kenë mundësi të shijojnë ditët e verës dhe plazhin. Kjo falë krijimit të një hapësire posaçërisht për ta sikurse funksionoi vitin e kaluar.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjatë këtij viti edhe vrojtuesve të plazhit, për të ofruar sigurinë maksimale për pushuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *