• Devoll

Hajdërlli në Stropan: Shtysë për zhvillimin e Devollit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli është ndalur në fshatin Stropan në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Ai ka premtuar ndryshimin e situatës pasi tha se edhe ky fshat ashtu si shumë të tjerë është lënë pas dore nga bashkia aktuale.

“Është nder, kënaqësi e mbi të gjitha përgjegjësi të ndodhesh i rrethuar nga mikpritja dhe bujaria e banorëve të Stropanit, të cilët shpresojnë e besojnë se ditë më të mira do vijnë!

  • Fatkeqësisht, Stropani sot është fshati piktoresk i lënë pas dore, me banorë të pashërbyer, me rrugë të pashtruara, me mungesa të kanaleve ujitëse e kulluese, me shtëpi të boshatisura, me produkte bujqësore që hidhen në lumë, me sytë të kthyera nga emigrimi.

Ato që shoh unë, i shihni dhe ju dhe të gjithë banorët e Devollit! Janë të qarta por edhe të dhimbshme, të papajtueshme me ato që ne presim dhe duam. E shikoj si domosdoshmëri e njëkohësisht ndiej përgjegjësi të punoj fort dhe me përkushtim, për të ndryshuar situatën plot problematika  duke i kthyer ato në favorin tuaj. Në programin tonë do të iniciojmë ndërhyrje në:

  • asfaltimin e rrugës nga qendra e fshatit në Eçmenik
  • rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse, të cilat janë lënë në mëshirë të fatit nga bashkia aktuale
  • përmirësimin e ndriçimit sidomos në lagjen e Bylykbashëve
  • ndërtimin e kanalizimeve të ujrave të zeza

Duke synuar mbështetjen për aplikime në projektet e zhvillimit rural e bujqësor, ne do t’i japim një shtysë të fortë zhvillimit të Devollit, rritjes së mirëqënies e përmirësimit të jetës së banorëve, është shprehur Hajdërlli gjatë takimit me banorët e fshatit Stropan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *