Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Devoll Elvis Hajdërlli ka qenë në një takim elektoral me banorët e Vishocicës duke u shprehur se edhe këtu bashkia aktuale nuk ka kryer asnjë punë në shërbim të banorëve. Ai ka premtuar ndryshimin e situates dhe mbylljen e kapitullit te regresit te Devollit.
“Në Vishocicë, ku bashkëbiseduam me banorët e fshatit, dëgjuam me përulësi sygjerimet e tyre dhe ndjemë afër realitetin tronditës! Në vazhdën e “pushimeve” të bashkisë aktuale Devoll, nuk është kursyer as Vishocica, sikur të mos kishte ekzistuar këto katër vitet e kaluara.
- Banorë të pashërbyer nga bashkia, mungesa infrastrukturore, fshat i boshatisur nga të rinjtë e fëmijët, prodhime bujqësore që hidhen në lumë, mungesë kanalizimesh e shumë të tjera.
Pasi konstatuam shumë problematika, konkluduam në prezantimin e projekteve tona për këtë fshat, të cilat janë pjesë e platformës sonë për bashkinë e ardhshme. Fokusi ynë për Vishocicën do të jetë:
- implementimi i kanalit të madh ujitës pranë lumit, i cili zgjidh njëherë e mirë problemin e ujitjes për 3 fshatra bashkë ( Vishocicë, Braçanj, Trestenik),
- riparimi i depos së ujit të pijshëm
- rehabilitimi dhe sistemimi i rrugëve bujqësore
- mirëmbajtja e varrezave, e cila është bërë në mënyrë vullnetare gjatë 4 viteve të kaluara,
- përkrahja e fermerëve.
Unë besoj fort se ne së bashku me vullnet të plotë do t’i japim zë ndryshimit, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin e regresit të Devollit për të hapur një kapitull të ri, atë të zhvillimit bujqësor, infrastrukturor dhe agroturistik”, tha Hajdërlli në fjalën e tij drejtuar banorëve të Vishocicës.