• Devoll

Hajdërlli me banorët e Hoçishtit: Do nxisim turizmin kulturor e fetar

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli ka qenë në fshatin Hoçisht në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Ai ka premtuar nxitjen e turizmit kulturor dhe fetar si promotor i zhvillimit të Hoçishtit dhe mbarë Devollit.

“Hoçishti është i njohur si djepi i kulturës devollite, një fshat me tradita të hershme patriotike, atdhetare, kulturore  dhe shembull i bashkëjetesës fetare. Hoçishti i serenatave dhe mandolinave! Të jesh në Hoçisht është kënaqesi e veçantë sepse tradita e kulinarisë, mikpritjes dhe bujarisë janë ruajtur ndër breza edhe sot. Mjeshtërit  e punimit të gurit, i kanë lënë trashëgimi brezave  disa ndërtesa historike siç është Kisha e Shen Kollit, një kishë ortodokse e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe shpallur monument kulture. Por jo te gjithe janë në dijeni  të ketij fakti sepse bashkia aktuale nuk ka pasur kurre në vëmendje promovimin e vlerave të trashëgimise kulturore dhe fetare. Ashtu sikurse “ Satrivaçi” shërben si vend pelegrinazhi për gjithë krahinën tonë, ne synojmë që kjo traditë e mrekullueshme të zhvillohet edhe me kishën e Shëndëllisë, nje resurs natyror dhe fetar i papërsëritshëm,  përmes ndërhyrjeve që do të bëjme në infrastrukturën rrugore që të çon në këtë vend të shenjtë por dhe me projekte të tjera për ta kthyer në origjinën e hershme. Në vizionin tonë, turizmi kulturor dhe fetar do të jetë promotor i zhvillimit të Hoçishtit e mbarë Devollit. Ne synojmë ndërhyrje në:

  • çakullimin e rrugëve të brendshme të fahatit dhe rrugëve bujqësore
  • heqjen e taksës së gjelbërimit, të cilën fshatarët e paguajnë kot, pa e marrë këtë shërbim
  • nxitjen e iniciativave që përkrahin fermerët
  • nxitjen e turizmit dhe organizimin e festave fetare me mbështetjen e bashkisë.

Mirënjohës e falenderues për mbështetjen tuaj, ju siguroj se do të punojmë fort për të arritur me sukses objektivat tona për Hoçishtin”, tha Hajdërlli gjatë takimit me banorët e Hoçishtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *