• Sport

Gvozdenovic shkund Skënderbeun: Tregojmë forcën tonë edhe tri javët e fundit!

Kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit, Skënderbeu është i shkëputur me 5 pikë nga vendi i tretë dhe duket me një këmbë drejt Superiores. Korçarët nuk duhet të ulin aspak përqendrimin dhe përgjegjshmërinë. Ka qenë ky pak a shumë mesazhi që ka dhënë trajneri, Ivan Gvozdenovic gjatë stervitjes se fundit.

Numri një i pankinës korcare ka kërkuar nga lojtarët që të sforcohen për 270 minuta dhe mbyllin një herë e përgjithmonë llogaritë me Kategorinë e Parë. Serbi e ka cilësuar si shumë të rëndësishme ndeshjen e radhës ndaj Turbinës së Cërrikut.

Ai tha:

“Jemi në vendin e parë dhe kemi tri finale përpara. Tri finale që vlejnë sa objektivi ynë maksimal. Të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që do të na presin në këto 270 minuta të fundit, duke nisur nga pengesa e parë që kemi në Cërrik. Ndaj është e nevojshme që të tregojmë forcën tonë të vërtetë ndaj secilit kundërshtar, për të mos i lënë asgjë në dorë rastësisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *