• Korça

Gripi stinor dhe covid-19/ Raste të shumta në moshat pediatrike

Virusi stinor i gripit është duke bashkëekzistuar me virusin e covid 19, çka ka sjellë shtim të rasteve në rajonin e Korçës, kryesisht në moshat pediatrike, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet në moshat e rritura. Sipas shefes së Shërbimit të Epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë Merita Kroi aktualisht janë 9 raste aktive me covid 19, ndërsa mund të jenë edhe shumë të tjerë të cilët nuk janë paraqitur për të kryer teste të shpejta apo teste pcr. Fëmijët janë më të rrezikuarit në këtë periudhë sa i takon mundësisë për tu infektuar me covid 19, për shkak të grumbullimeve në shkolla e kopështe apo edhe pranë këndeve të lojërave, por mjekja Kroi tregon se kryesisht të gjitha rastet me koronavirus nuk kanë qenë raste të rënda por janë trajtuar pranë familjeve.

Në kushtet e përhapjes së gripit stinor por edhe të koronavirusit mjekja bën apel për higjienë maksimale për fëmijët por edhe për të rriturit ndërsa thekson edhe rëndësinë e evitimit të grumbullimeve.

Edhe ardhja e emigrantëve gjatë sezonit veror dhe qarkullimi i qytetarëve në plazhe brenda dhe jashtë vendit ka bërë që covid 19 të qarkullojë edhe më shumë duke sjellë shtim të rasteve në rajonin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *